Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj, në të dy drejtimet, është hapur për qarkullim normal të automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar, për qarkullim është i hapur edhe aksi rrugor në afërsi të Prishtina Mall.
Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve tashmë zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku. Institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë monitorimin e situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.