Një destinacion i ri për dashamirët e elegancës është hapur në kryeqytet. “Raffinee Dresses”, biznesi më i ri për fustana në Prishtina, tashmë mirëpret klientët në lokalin e saj në Rrugën B.
Ky butik sjell një koleksion të përzgjedhur me kujdes, ku përfshihen fustana nga disa prej dizajnerëve më të njohur vendorë, përfshirë edhe krijime nga Valdrin Sahiti, Mr. Rex dhe emra të tjerë të shquar të industrisë së modës.
“Raffinee Dresses” nuk ofron vetëm fustana për blerje, por edhe mundësi fleksibile për klientët përmes shërbimit të dhënies me qira – një zgjidhje ideale për evente të veçanta si dasma, mbrëmje festive apo raste të tjera të rëndësishme.
Përveç fustanave elegantë, në ofertë gjenden edhe vello të ndryshme, duke e bërë këtë hapësirë një zgjedhje të plotë për nuset dhe çdo vajzë që kërkon të duket unike në momentet më të rëndësishme.
Me një kombinim të cilësisë së lartë, dizajnit modern dhe fleksibilitetit në shërbime, “Raffinee Dresses” synon të bëhet një nga adresat kryesore të modës në kryeqytet.