Insajderi
Biznes

Hapet thirrja për punime shkencore për studentët kosovar

Insajderi
17 January 2020 - 16:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kolegji Universum për disa vite me radhë po organizon – Konferencën Shkencore Studentore, këtë vit në bashkëpunim me IBCM – International Business College Mitrovica, Kolegji Universum hap thirrjen për “Punime Shkencore” nga studentët.

Thirrja vlen për të gjithë studentët nga të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë. Ndërsa prezantimi i punimeve do të bëhet gjatë Konferencës Shkencore Studentore.

Temat e punimeve janë Biznes dhe Marketing, Administratë Publike, Shkenca Kompjuterike, Mbrojtje e Mjedisit dhe Mësimi i Gjuhës Angleze;

Afati i fundit për dërgim të punimeve 23 shkurt 2020, punimet dërgohen në email: qendresa.kukaj@universum-ks.org. Kliko këtu për formatin e punimit.

Kolegji Universum në vazhdimësi inkurajon studentët që të angazhohen aktivisht në publikime akademike dhe hulumtuese. Kliko këtu për të lexuar revistat dhe publikimet e ndryshme të studentëve të Kolegjit Universum.

Për më shumë informata rreth Konferencës Shkencore Studentore kontakto [email protected] apo +383 44 144 062;


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark