×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Hapja e shampanjës, liberalizimi ka ndodh pardje”, Mefi godet Haradinajn e Bekim Çollakun

    Insajderi
    08 October 2022 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zgjedhur ironinë që të thumboj kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe Ish-ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollakun në lidhje me liberalizimin e vizave.

    Përmes një postimi në facebook, Bajqinovci ka kritikuar opozitën për kinse humbje koncentrimi pasi sipas tij, derisa opozita thotë se ka merita për liberalizimin e vizave nëse ndodh, tash po e akuzojnë kryeministrin Kurti se po e negocion këtë proces me themelimin e Asociacionit.

    “Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave. Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës. Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave. Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!”, ka shkruar Bajqinovci.

    Në fund të postimit Mefi, nuk ka harruar edhe dy rastet e rëndësishme që çuan në këmbë audiencën kosovare.

    Hapjen e shampanjës në vitin 2016-të nga Bekim Çollaku, me premtimin se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shpejtohej si procedurë.

    Ndërkaq, Mefi kujtoj edhe deklaratën e të parit të AAK-së, kur tha se Liberalizimi ka ndodhur pardje, teksa ishte në një studio televizive gjatë vitit 2018-të

    “Liberalizimi ka ndodhur pardje… pjesa e mbetur e punëve do të kryhen por ka ndodhur pardje. Më vjen keq që ka shku qysh ka shku, liberalizimi ka ndodhur, e dimë pse po e them këto. Është një proces para neve në rend dhe ligj, luftimi i krimit dhe korrupsionit. Është proces punë por liberalizimi ka ndodhur pardje”, tha ai.

    Haradinaj atëkohë tha se liberalizimi i vizave për Kosovën ka ndodhur me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark