Në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokal, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, teksa shtoi se policia do të jetë e pranishme të mbaj rendin.
Sipas tij parashihet të jetë protestë e qetë.
“Grup i qytetarëve e ka lajmëru protestën e nesërme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden”, tha Elshani.
“Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike”, konfirmoi ai.
Ndërkohë, RTK ka raportuar se pjesëtarë të KFOR dhe EULEX janë vendosur në objektet afër Urës së Ibrit, teksa ekspertët për vlerësimin e urës s’janë paraqitur.
/Insajderi