Insajderi
  • Lajme
  • Lajme

    Hapje e veçantë e PDK-së dhe Arben Gegës në Suharekë

    Insajderi
    17 December 2025 - 09:21
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Hapje e veçantë e PDK-së dhe Arben Gegës në Suharekë
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë sapo ka kaluar mesnata, në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar “Fadil Vata” në qytetin e Suharekës është hapur fushata nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Në një organizim që mblodhi qindra përkrahës, kandidati i ri i PDK-së nga qyteti i Suharekës dhe një nga ata që ka nisur furishëm këtë fushatë, Arben Gega me numër 68, mbajti një fjalën e tij.

    Gega u shpreh se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, bashkim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se qytetarët meritojnë paga më të larta, çmime më të përballueshme dhe siguri për familjet e tyre. Ai tha se përvoja e tij profesionale dhe lidhja e fortë me Suharekën do të jenë zë i fuqishëm në Kuvend, në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.

    Hapja e fushatës në Suharekë u përkrah edhe nga figura të rëndësishme të PDK-së, të cilët kishin ardhur në këtë aktivitet sikur Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Hajdar Beqa, Fetah Paçarizi apo edhe Idriz Vehapi, që theksuan rëndësinë e Suharekës për PDK-në dhe mbështetën kandidaturën e Arben Gegës si një vlerë e re për partinë dhe vendin.

    Ceremonia e mbrëmshme ishte një sinjal i fortë mobilizimi, ndërsa mesazhi kryesor i tubimit ishte se PDK synon një qeverisje stabile, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

    Fushata e PDK-së në Suharekë pritet të vazhdojë me aktivitete të tjera në ditët në vijim, me theks të veçantë tek takimet me qytetarët dhe prezantimi i programit qeverisës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark