Haradinaj arrin në gjykatën franceze nën masa të rrepta sigurie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj arrin në gjykatën franceze nën masa të rrepta sigurie

    Insajderi
    12 January 2017 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të, gjatë së cilës do të vendoset nëse do të lirohet me kusht ose jo.

    Ai ka hyrë në seancë nën masa të rrepta sigurie.

    Në sallë përveç avokatëve të liderit të AAK-së ka edhe shqiptarë të cilët duan të përcjellin nga afër këtë seancë gjyqësore, raportojnë mediat.

    Ramush Haradinaj, është arrestuar me 4 janar, në aeroportin e Bazelit nga autoritete franceze në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark