×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Avancimi i statusit të Kosovës në NATO, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë

    Insajderi
    27 May 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik në mënyrë që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale.

    Haradinaj ka apeluar tek aleatët që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë.

    “Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se anëtarësimi në NATO është jetik për Kosovën.

    “Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark