Insajderi
Zgjedhjet 2026

Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

Insajderi
02 February 2025 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ballkanike të turizmit dimëror.

Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë fotografi nga tubimi i koalicionit në qytetin e Deçanit.

“Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit”.

“Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit. Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit”, ka thënë Haradinaj.

Ndër tjera, ai ka shtuar se do ta ulin çmimin e energjisë për 20 për qind. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark