×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haradinaj: Duket sikur Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën

    Insajderi
    14 November 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se Kurti ka vënë në siklet marinsat amerikan që shërbejnë në veri të Kosovës.

    Ai thotë se kryeministri ka prerë në besë SHBA-në në lidhje me vendimin për targat e makinave.

    “Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimi i pambuluar nga Kurti, po e qon vendin në një drejtim tjetër duke rrezikuar një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani, a mos Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën. Pra duket sikurse një skenarë i qëllimshëm për të ndarë Kosovën”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Haradinaj thotë se Kurti ka refuzuar edhe gazin amerikanë dhe investimet tjera që lidhen me shfrytëzimin e qymyrit.

    Ish-kryeministri thotë se integrimi i serbëve në veri ka qenë investim i madh i amerikanëve.

    “Ne nuk e kemi fuqinë e ligjit në veri. Është dashur të zbatohet ajo që njihet si “soft power”. Veprimet e pakoordinuara me SHBA-në u ka dhënë serbëve një justifikim për t’u larguar nga institucionet”, tha tutje Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark