×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj dyshon se Kurti është i gatshëm ta dhurojë Veriun për të shpëtuar nga Asociacioni

    Insajderi
    27 November 2022 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i fundit i Intervistës së Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

    Marrëveshja me Serbinë, bisedat me kryeministrin aktual Albin Kurti, rreziku i prishjes së raporteve me ShBA-në dhe dyshimet mbi qëllimet e Kurtit janë disa prej temave që u diskutuan të hënën që lamë pas.

    Vëmendja padyshim se shkoi edhe te raporti momental me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas kreut të AAK-së, këto raporte nuk janë të mira dhe faj për këtë ka vet shefi i ekzekutivit.

    Gjithashtu, ai hodhi dyshimet e tij se Kurti ka hequr dorë nga veriu, për të mos e themeluar Asociacionin.

    “Kur të thotë Amerika për çështje të sigurisë: Mos!, ti je e pafuqishëm m’i kry vet punët. Dëgjoni, një pjesë e VV-së janë tamam si ata fëmijët që luajnë Counter – Strike. Këta nuk po e kuptojnë se sa serioze është situata atje. Këta nuk shkojnë me vdekë atje. Xhelali shkon veç për turizëm. Si turist. A e din çka është turisti?! Janë disa djem aty të UÇK-së, prapë mbi ta kanë me bazu, se këta tjerë që janë me “euro-krema”, po vaki i lëshon “euro-kremi”, tani shkojnë me i lypë ata që i kanë sha, i kanë ofendu, i kanë fy, tjerë nuk mbajnë atje se është pak e ndishme”, tha fillimisht Haradinaj.

    Veç kësaj, ai tha se situata aktuale e sigurisë është e ndieshme. Kjo si shkak i sjelljeve të Kurtit.

    Siç e tha njeriu që dikur ka ushtruar detyrën që e ushtron Kurti tani, po shkon poshtë i gjithë ai investim i deritanishëm.

    Ndërkaq, për uniformat e Policisë së Kosovës të veshura nga serbët tha se është meritë e amerikanëve, sepse ata as nuk do t’i veshnin po të varej nga ne.

    “Është situatë e ndishme e sigurisë. Një popull i vetëdijshëm, sjelljen e Kurtit kundër aleatit të sigurisë në veri. Humbjen e investimit që e kemi marrë, ata serbë, kanë qenë të pabesueshëm edhe prej serbëve se e ka vesh uniformën e Kosovës. Ndoshta edhe ne s’iu kemi besuar, mundet, edhe nuk po them pa të drejtë, po edhe serbët s’ju kanë besu mjaftueshëm. Ti me humbë krejt këtë investim, ata i kanë vesh ato uniforma prej amerikanëve se kurrë nuk i kishin vesh, kjo ka qenë me mbajtë ditë zie. Pra, e ke lëndu shtetin, e ke dëmtu shtetin”.

    Në pjesën e fundit ndërkaq, Haradinaj pohoi se ekziston dyshimi i bazuar që Kurti për të shpëtuar nga Asociacioni është i gatshëm ta dhurojë veriun.

    “Këta nuk janë t’u lypë më shumë, këta janë t’u u mundu me humbë atë që dikush e ka kriju, atë ligj, atë shtet në veri. Dyshimi është mjaft i bazuar, mos Kurti për me shpëtu prej Asociacionit, e jep Veriun. Unë i kam këto dyshime fort serioze. Kurti, edhe VV-ja, se ata kanë qenë kundër Asociacionit, janë në gjendje me dhënë një pjesë të territorit të Kosovës, pra fillimisht një autonomi, e pastaj kush e di çka, vetëm me thënë që ne nuk e krijuam Asociacionin. Jam mundu me shty, po këta qe 20 vjet, e kanë lënë kështu, edhe qe s’ka kurgjo atje, se qe 20 vjet i kanë lënë veç do sa për sy e faqe”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark