Haradinaj e Limaj i bëjnë dhurata deputetëve të pozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e Limaj i bëjnë dhurata deputetëve të pozitës

    Insajderi
    10 June 2016 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë vizituar panairin e 18-të të librit që po mbahet në PrishtinëAta si simbolikë në këtë panair blenë kopje të librit “Kufijtë në dëm të shqiptarëve”, i autorit Zejnullah Gruda, në të cilin libër shqyrtohet demarkacioni i vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se, edhe pse nuk e kanë lexuar librin, nga diskutimet në publik i ka bërë shumë përshtypje, ku ka shtuar se pikëpamjet e autorit Gruda e sigurojnë atë se ai nuk mund të nxjerrë në letër të dhëna dhe fakte poshtë do të hedhshin poshtë nga ekspertizat lidhur me këtë çështje.

    “Kemi ardhur si simbolikë, me i marrë disa kopje të librit “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” të profesorit Zejnullah Gruda, i cili po ashtu shqyrton demarkacionin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi. Ne sot kemi marrë më shumë kopje me Limajn, në mënyrë që edhe kolegëve të tjerë deputetë që kanë interesim për këtë temë me iu dhuru nga një kopje, pra edhe partive tjera edhe partive të koalicionit”, tha Haradinaj.

    Meqenëse AAK-ja dhe NISMA për Kosovën nuk marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit, Haradinaj tha se kopjet e librit do t’u lihen në kutitë postare partive në Kuvend.

    Edhe i pari i NISMA-s, Fatmir Limaj tha se kopje të këtij libri do t’u jepen kolegëve partiakë që nuk kanë argumente dhe janë në dilema rreth demarkacionit.

    “Shpresoj që kjo iniciativë e jona do t’iu ndihmojë deputetëve ose drejtuesve të koalicionit qeverisës që thonë se n uk kanë argumente, nuk kanë njohuri të mjaftueshme dhe janë ende në dilema rreth demarkacionit. Jam i bindur që profesori i nderuar me këtë libër do t’i ndihmojë ata që kanë ato dilema për të parë që vërtetë ajo çka ka ndodhur me demarkacionin është diçka që ka ndodh në dëm të vendit tonë”, tha Limaj.

    Përveç deputetëve të AAK-së dhe të Nismës për Kosovën, në panair, në po të njëjtën kohë u panë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Dardan Molliqaj e të tjerët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark