Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.
Ai këtë e ka bërë vetëm një ditë para protestës së nesërme, ndërsa më herët sot gjatë ditës ka qenë në Prekaz për të bërë homazhe tek varret e familjes Jashari.
“Jemi këtu për të nderuar heronjtë e popullit tonë në prag të kësaj feste. Kemi vizitu në Prekaz, tash tek Zahiri Pajaziti dhe më pas te varri i Presidentit Rugova,” ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka folur edhe për arrestimët e orëve të fundit nga ana e Policisë së Kosovës ndaj anëtareve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“E pakuptimtë arrestimi në prag të protestës se nëse mendoj që është ne koincidencë e qëllimshme”, ka thënë ai./Insajderi