
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përdorur shprehje të rënda për deputetin e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, si dhe politikanit me të cilin ishte në koalicion parazgjedhor, Fatmir Limajn.
Teksa ka folur për një qeveri pro-amerikane në Kosovë dhe heqjen e taksës ndaj SHBA, ai në një moment iu ka referuar Kurtit edhe “psycho”, shkruan Insajderi.
Ai këtë e ka deklaruar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku foli edhe për një takim të Kurtit me Limajn, që sipas tij, është mbajtur më 4 prill në një kafiteri pranë objektit të Qeverisë.
Haradinaj ndër të tjera tha se nëse Limaj ia ndihmon Kurtit, bëhet “dorë e zgjatur e Serbisë”.
“Nëse Fatmir Limaj bëhet me Albin Kurtin, atëherë mendërmethënë është dorë e zgjatur e Serbisë. E zbuluam edhe një, e paskemi pasë në ekip po s’e paskem ditë. E paskemi pasë të infiltrum në radhët tona. Kush bëhet shkaktar me vazhdu ky, ta dini se është në agjendë të Moskës dhe Serbisë”, ka deklaruar ndër të tjera Haradinaj. /Insajderi.org/