Insajderi
Lajme

“Jasharët i dhanë fundin armikut” -Haradinaj nderon familjen emblematike në përvjetorin e Epopesë

Insajderi
05 March 2026 - 12:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jasharët i dhanë fundin armikut” -Haradinaj nderon familjen emblematike në përvjetorin e Epopesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, kujtoi komandantin legjendar Adem Jasharin.

“Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Në këtë datë të shënuar, kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së”, ka shkruar kreu i Aleancës në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark