×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet me tone të ashpra, tregon çfarë i tha Kurzit për korrigjimin e kufijve

    Insajderi
    07 November 2018 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur ashpër për idenë e korrigjimit të kufijve.

    Në një intervistë për Klan Kosova, kryeministri i vendit ka treguar se çfarë i ka thënë kancelarit austriak Kurz për idenë e korrigjimit të kufijve.

    “Zgjidhja për korrigjimin e kufijve, shkëmbimin është e vdekur. Kjo është ndarje e Kosovës. Ia kam thënë edhe Kurzit dhe të gjithëve. Në BE nuk ka disponim për këtë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Insajderi.

    Duke komentuar deklaratat e Kurzit, Haradinaj tha se ai foli me një çasje “kurtuazie”.

    Vlerësoi se ideja për korrigjimin e kuijve ka vdekur.

    “Është një çasje kurtuazie. Kjo ide ka vdek, pse me marrë ai përgjegjësi me i thanë tjetrit kështu ose ashtu.  Austria nuk është përkrahëse e ndarjes së Kosovës. Këto termat e tjera janë kamuflime, korrigjimi, shkëmbim etj janë kamuflim për ndarje. Më vjen marre me fol kështu se është pallavër politike, ofendim”, theksoi Haradinaj.

    Idenë për kufijtë e vlerësoi si ofertë të Vuçiqit.

    “Kjo është ofertë e Vuçiqit, që nëse na jepin një copë tokë ta njohim Kosovën. Është rrenë e pastër që dikush e përkrahë këtë ide”, përfundoi Ramush Haradinaj. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark