Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar në detyrë, Albin Kurti, lidhur me çështjen e energjisë.
Ai ka thënë se Kurti kur nuk ka rezultate, flet për të kaluarën.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se lideri i VV-së flet vetëm për projkete që nuk i ka realizuar.
“Albin,Kur nuk ke rezultate, flet për të kaluarën. Kur nuk ke projekte, flet për projekte që nuk u realizuan. Kur nuk ke përgjigje për të tashmen, sulmon ata që kanë marrë vendime para teje. Por qytetarët e Kosovës nuk jetojnë në vitin 2018. Qytetarët jetojnë në vitin 2026. Dhe pas pesë-gjashtë viteve të qeverisjes sate, bilanci është i qartë. Kur e more pushtetin, premtove transformim energjetik, pavarësi energjetike nga importi, zhvillim ekonomik dhe investime strategjike”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Postimi i plotë: