Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e të riut për të cilin u aksidentua për vdekje.
Haradinaj thotë se ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçanit, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve.
“Ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçani, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve. Sot, me bashkëpunëtorë, ishim në familjen Hebibaj për ta ndarë dhimbjen e për të qenë bashkë në këto momente shumë të rënda për ta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje ai ka njoftuar se ka vizituar edhe familjen Luma dhe Komoni.
“Gjithashtu, qëndrova në familjen atdhetare Luma, për të shprehur ngushëllime pas shkuarjes në amshim të familjares së tyre, Shkendijës.
Po ashtu, sot i’u dha lamtumira e fundit Gani Komonit, një njeri me vlera të larta njerëzore e i respektuar nga të gjithë”, është shprehur ai.