Haradinaj kërkon drejtësi të menjëhershme për policin e vrarë: Ishte atdhetar, në moshë të re iu bashkua radhëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon drejtësi të menjëhershme për policin e vrarë: Ishte atdhetar, në moshë të re iu bashkua radhëve të UÇK-së

    Insajderi
    02 April 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreshteri Muhamet Lika është vrarë mbrëmë me armë zjarri para banesës së tij në Kaçanik. Lika humbi jetën në kushte të pasqaruara, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen është ende në arrati, shkruan Insajderi.

    Për vrasjen e tij ka shprehur ngushëllime kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Lideri opozitar ka kërkuar  nga institucionet zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë.

    Haradinaj shkruan se i ndjeri ishte një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë.

    “Thellësisht i prekur nga lajmi për vrasjen në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik.

    I ndjeri ishte një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë. Jeta dhe vepra e tij janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark