×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Komisioni për demarkacion pas dorëheqjes së Qeverisë

    Insajderi
    08 March 2016 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse Komisioni për Demarkacionin, i iniciuar nga Presidentja Jahjaga, është menduar të jetë një komision që do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Qeverisë aktuale, sipas Ramush Haradinajt, më mirë të mos krijohet fare, sepse kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një demarkacion kredibil.

    “Ajo është shkaktare e problemit dhe nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së tij. Prej që opozita e ka ngritur çështjen e demarkacionit, Qeveria kurrë ska bërë përpjekje që ta gjejë të vërtetën, por e ka fshehur atë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Për më tepër, sipas liderit të AAK-së,  Qeveria e Kosovës ka lobuar te vendet mike, edhe duke i dezinformuar ato se “versioni i Komisionit Meha është i saktë dhe njëkohësisht ka investuar shumë që ky version i caktimit të kufirit, pavarësisht kundërshtimeve të bazuara, të ketë sukses!”.

    Sipas Haradinajt,qeveria aktuale ka dëshmuar në vazhdimësi se është në gjendje të bëjë gjithçka që versioni i saj i kufirit të mos dështojë, duke e humbur përfundimisht kredibilitetin për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

    “Prandaj çfarëdo grupi ekspertësh, mund të jetë i pranueshëm vetëm nëse është krejtësisht i pavarur dhe nëse mbikëqyrjen e punës së tij, do ta bëjë një qeveri e re që do të dalë pas zgjedhjeve”, përfundon Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark