×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova e ka bekimin e Amerikës për formimin e Ushtrisë

    Insajderi
    30 September 2018 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tu kthyer nga vizita në SHBA, ka mbajtur një konferncë për media.

    Para gazetarëve shefi i ekzekutivit ka thënë se në mesin e lajmeve kryesore që ka marrë gjatë vizitës në Amerikë, është përkrahja për krijimin e Ushtrisë.

    Ai është shprehur i bindur se Kosova e ka bekimin e Amerikës për transformimin e FSK-së,

    “Kosova e ka përkrahjen e Amerikës për Ushtrinë e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga sekretari Mattis. E kemi bekimin e Amerikës për Ushtrinë”, është shprehur Haradinaj.

    Se Haradinaj ka marrë përkrahje për formimin e Ushtrisë, kishte raportuar ditë më parë edhe Gazeta Insajderi.

    Tutje i pari i qeverisë ka thënë se në takimet që ka pasur me liderët e të gjitha shteteve, i ka informuar për rëndësinë e dialogut.

    Por ka theksuar gjithashtu se zgjidhja finale mes dy shteteve, duhet të arrihet pa ndryshim të kufijve.

    “Edhe për dialog i  kam informuar se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme, por jo mes ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Haradinaj.

    Duke komentuar vizitën e Thaçit në Liqenin e Ujmanit, ai ka vlerësuar se një gjë e tillë është shumë normale.

    “Është normale vizita e presidentit. Nuk është diçka në kundërshtim me ligjin apo kushtetutën”, tha Haradinaj.

    Kur foli për protestën e djeshme të Vetëvendosjes, ai tha se “më shumë flamuj të Kosovës do ta ruanin porosinë për integritetin territorial të Kosovës”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark