Insajderi
Lajme

Haradinaj: Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet

Insajderi
12 September 2025 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas goditjes së rëndë që ka marrë sot Kosova nga SHBA-të për faj të Qeverisë Kurti. Haradinaj ka thënë se Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e saj.

Sipas Haradinajt, situata e sotme as s’ka mundur të paramendohej që do t’i ndodhte Kosovës.

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Haradinaj ka ftuar të gjitha forcat politike dhe shoqërinë kosovare për reflektim.

“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark