×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosovës i duhen 10 vjet për tu bërë me ushtri

    Insajderi
    22 October 2018 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka folur për studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës për procesin e transformimit të FSK-së.

    Haradinaj ka thënë se do të duhen dhjetë vjet punë deri në kompletimin e Ushtrisë së Kosovës, proces që ka nisur ditë më parë me votimin e tre projektligjeve në kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

    Kryeministri ka thënë se FSK jo domosdoshmërish do të ketë pjesëtarë rezervë dhe se plani është që ushtria të ketë pesë mijë pjesëtarë.

    Miratimi i projektligjeve për ushtrinë sipas Haradinajt është bërë në pajtim me të drejtën si vend i pavarur dhe se ka theksuar se janë gënjeshtra ato se Ushtria e Kosovës do të paraqesë rrezik për rajonin. Më tej ai ka thënë se ushtria nuk do të paraqesë problem as për zhvillimin e dialogut me Serbinë në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark