×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haradinaj: Krizat ekonomike dhe energjetike po thellohen

    Insajderi
    01 November 2022 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk qëndron duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale.

    Ai sot ka vazhduar bashkëbisedimin e tij me qytetarët e komunës së Fushë Kosovës. Nga atje Haradinaj tha se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i gatshëm që t’i ndihmojë vendit.

    “Në Fushë Kosovë ku bashkohen qytetarët e mbarë Kosovës dhe Luginës, sqarova se i kam vënë vetes obligim që të vizitoj të gjitha komunat e vendit për bashkëbisedim me qytetarët, obligim ky që del nga fakti se kam qenë pjesë e Çlirimit dhe shtetndërtimit të vendit, pjesë e politikës dhe institucioneve.  Marrëveshja obligative ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, ishte fokus i këtij takimi, pasi që vendimet e saj prekin të ardhmen e secilit prej nesh dhe fëmijëve tanë”, ka shkruar ai.

    Sa i përket qeverisjes në vend, Haradinaj tha se ka shprehur shqetësimin e tij se vendi po shkon prapa, krizat ekonomike dhe energjetike, sipas tij vetëm se po thellohen. 

    “Përkundër zhgënjimit që kemi për këtë lloj qeverisje, unë dhe Aleanca, jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark