×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj kujton Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën: U bën frymëzim për brezat e ardhshëm

    Insajderi
    21 February 2024 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Haxhi Zekën e Shaban Polluzha të cilët ishin prijës popullor.

    Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj për ta ka thënë se e deshën lirinë më shumë se veten, andaj janë bërë frymëzim për brezat e ardhshëm.

    “Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për brezat e ardhshëm, për vazhdimin e përpjekjeve për liri”

    Më tej, ka transmetuar se do të kujtohen përgjithmonë për përpjekjet e tyre për ѯlirim nga pushtuesit, teksa ka shtuar se ata mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut.

    “Haxhi Zeka e Shaban Polluzha, prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi.

    Ata mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut“, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark