Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij, për punën e bërë muajt e fundit.
Ai po konsideron se AAK-së i janë shtuar anëtarët, ndërkaq ka deklaruar se do të vazhdojë të kundërshtoj dy vendimet që sipas tij janë të dëmshme për shtetin, Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe.
Ramush Haradinaj ka thënë se nga vizitat gjatë muajve të fundit nëpër 381 nëndegët e partisë së tij, del se shtrirja organizative është rritur duke bërë kështu që AAK-ja të ketë mbi 2500 anëtarësime të reja.
Sipas Haradinajt, anëtarësimet e reja kanë ardhur si pasojë e “shkëputjes totale të institucioneve qeverisëse nga problemet dhe temat me të cilat përballet popullata”.
Ai ka shtuar se AAK-ja do të jetë konsistente në kundërshtimet e saj ndaj vendimeve në dëm të shtetit, duke aluduar në Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave serbe.
“Konsistenca e AAK-së, jo vetëm në kundërshtimin e dy temave me pasoja të rënda për vendin, por edhe në vendosmërinë dhe kursin e saj të vendosur për zhvillimin dhe forcimin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com