Haradinaj: Kurti ta rishikojë vendimin për targat, duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Haradinaj: Kurti ta rishikojë vendimin për targat, duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në

    Insajderi
    29 October 2022 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i AKR’së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i përfillë këshillat e vendeve mike, pas vendimit që e mori për targat.

    Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se vendimi i fundit i kryeministrit Kurti për targat është vendim shkurtpamës e që mund të jetë edhe me pasoja për vendin.

    “Është e papranueshme kur ne u kërkojmë demokracive më të fuqishme të Botës të na ndihmojnë t’i japim fund mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë, dhe pikërisht kur ato janë në kulmin e angazhimit, kryeministri ynë vepron krye në veti e pa koordinim me partnerët strategjik”, shkroi Haradinaj.

    Tutje, ai tha se kryeministri Kurti duhet t’i analizojë mirë hapat e tij, dhe i kërkoi që ta rishikojë vendimin për targat.

    “Kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në. Andaj, i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat.

    Dua të besoj se zhgënjimi i shprehur i partnerëve tanë me këtë vendim të kryeministrit, nuk do të ketë pasoja për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me ta”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark