Insajderi
Insajderi

Haradinaj – Kurtit: Ku ia ke qitë hesapin, ndalu se don mena marr në qafë

Insajderi
06 December 2022 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj – Kurtit: Ku ia ke qitë hesapin, ndalu se don mena marr në qafë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e nxjerrë Kosovën “humbëse” me veprimet e fundit.

Sipas Haradinajt, Kurti po tërhiqet dhe po provon zgjedhje fiktive në veri.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!”, ka shkruar Haradinaj.

“Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shtuar kreu i AAK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark