Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullit turk për sulmin e mbrëmshëm në Stamboll.
“Terrori sërish godet Turqinë! Mendimet dhe lutjet e mia sot janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për popullin turk”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Ngjarjet në Turqi, janë të papranueshme dhe të dënueshme si dhe kanë prekur çdo njërin prej nesh. Ne rreshtohemi me botën demokratike kundër këtij terrori”, ka shtuar ai./Insajderi.com