Ramush Haradinaj, kreu i AAK’së, ka njoftuar se do ta mbështesë protestën e OVL-UÇK’së, e organizuar kundër pankartave me tendencë shtrembërimi të të vërtetave historike.
Haradinaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka njoftuar për mbështetjen e kësaj proteste, teksa ka ftuar të gjithë qytetarët që, nesër nga ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës, të protestohet në mbrojtje të së vërtetës historike, shkruan Insajderi.
“Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.
Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri“, thuhet në shkrimin e Haradinajt. /Insajderi.org/