Kandidati i AAK-së për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, siç tha ai, do t’i japin Prishtinës fuqinë që i takon.
Ai tha se unaza e jashtme do të përfundojë, siç tha Haradinaj, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet.
“Prishtina fiton me Kosovën Fituese 137. Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon. Unaza e Jashtme do të përfundojë më në fund, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet”.
“Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon. Programi ynë qeverisës garanton rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000€ dhe pensione jo më pak se 500€”, tha ai.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha gjithashtu se do të ulin çmimin e energjisë për 20 për qind, siç u shpreh, duke rritur prodhimin vendor në 1500 MË.
“Pakoja prej 1 Miliard € për bizneset prodhuese-eksportuese do të hapë vende të reja pune. Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit. Të rinjtë që nisin biznes do të marrin grante pa kthim, ndërsa punëkërkuesit do të kenë mbështetje financiare deri në punësim”.
“Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën janë çelësi i zhvillimit të vendit tonë. Vetëm kështu sigurojmë stabilitet afatgjatë dhe tërheqje të investimeve të huaja”, shkroi tutje Haradinaj.