Insajderi
Lajme

Haradinaj: Mes partive opozitare ka një frymë të re

Insajderi
01 December 2025 - 21:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Mes partive opozitare ka një frymë të re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se asnjëherë nuk janë mbajtur më shumë zgjedhje brenda një viti sesa këtë vit në Kosovë.

Haradinaj në Pressing në T7 deklaroi se Kurti përdori strategji për të mbetur në pushtet, “kemi qenë peng i planit ose strategjisë së Kurtit që ai me mbetë ushtrues detyre sepse nuk i kishte numrat”, tha ai.

Tutje, Haradinaj vlerëson se “pas zgjedhjeve nacionale hetohet që të ketë interesim nga të gjithë ushëheqësit opozitarë, të bashkëpunojmë e jo të shkojmë ndaras”, tha Haradinaj.

Sipas tij, “mendësia veçse ka ndryshuar në mes të partive opozitare”, duke thënë se “ka një frymë të re”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark