Haradinaj, nderon martirët e Pastaselit dhe Burimit: Gjaku i tyre nuk u derdh kot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj, nderon martirët e Pastaselit dhe Burimit: Gjaku i tyre nuk u derdh kot

    Insajderi
    31 March 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar nga forcat serbe në fshatin Pastasel të Rahovecit, gjatë luftës së Kosovës në pranverën e vitit 1999. Ai e ka quajtur këtë tragjedi si një moment që forcoi më tej vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe shtetndërtim.

    Haradinaj tha se aparati shtetëror serb, duke parë fundin e tij, aktivizoi makinerinë e tij vrastare kundër popullit shqiptar, duke lënë pas dhimbje të pashlyeshme për shumë familje dhe tërë kombit. Ai kujtoi gjithashtu 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës, të cilët patën të njëjtin fat dhe u ekzekutuan nga forcat serbe.

    Haradinaj theksoi se Kosova kurrë nuk do të harrojë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi, dhe që do të mbeten të nderuar dhe të përjetshëm në kujtesën e kombit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark