Insajderi
Lajme

Haradinaj në 74-vjetorin e Deklaratës Universale per të Drejtat e Njeriut: Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut

Insajderi
10 December 2022 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj në 74-vjetorin e Deklaratës Universale per të Drejtat e Njeriut: Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot është 74 vjetori i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë ditë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo ditë na kujtonë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptareve.

“Sot në 74-vjetorin e Deklaratës Universale per të Drejtat e Njeriut, kujtojmë një ndër veprat më madhore të njerëzimit. Gratë dhe burrat që çdo ditë luftuan dhe luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegja e popujve. Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, padrejtësi të cilat do të mbeten në histori sa të ekzistojë njerëzimi. Këto padrejtësi na kujtojnë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptareve. Janë ata të cilët u kujdesën që këtë deklaratë ne sot ta mishërojmë në Kushtetutë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark