Haradinaj në Prizren tregon se AAK po përgatitet për zgjedhje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Prizren tregon se AAK po përgatitet për zgjedhje

    Insajderi
    29 October 2016 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se subjekti i tij politik, po përgatitet për zgjedhje. Ai ftoi të gjithë qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen AAK-së.

    “Zgjedhje e ardhshme, janë instrumenti kryesor i ndryshimeve pozitive në vendin tonë i cili ndodhet aktualisht në shumë situata të ndjeshme si pasojë e keqqeverisjes dhe mosfunksionimit të duhur të institucioneve, duke përmendur në radhë të parë gjyqësorin”, tha Haradinaj njofton TV Prizreni.

    Kryetari i Degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, tha se ky subjekt politik kohëve të fundit është duke u fuqizuar dukshëm, dhe duke marrë parasysh veprimtarinë e shumë aktivistëve të cilët aktualisht kanë pushuar aktivitetin e tyre.

    “Ne jemi të gatshëm që të vijojmë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Kabashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark