Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se në mes të partive opozitare ka dallime, por ka thënë se në rast se arrihet një dakordim, atëherë mund të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta opozitare.
“Jemi të vendosur ta vazhdojmë ketë kundërshtim opozitar. Do ta vazhdojmë me opozitën por kemi dallime. AAK ka qëndrimet e veta por nëse dakordohemi, mundemi me u kthy në aktivitetet e përbashkëta me subjektet tjera”, ka thënë Haradinaj.
“Ajo çfarë nuk e kam bërë është që nuk jam ai qe jam shtri e me ardhë e me kapë dikush ne parlament sepse si ndihmojmë Kosovës ashtu,” ka shtuar ai.
Këto komente ai i bëri në një mbledhje urgjente të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së ku morën pjesë edhe degët e kësaj partie.
Mbledhja e tillë mbahet vetëm një ditë pasi partitë opozitare anuluan një protestë që e kishin thirru kohë më parë.
Në konferencën për media, Haradinaj nuk dha ndonjë sqarim rreth arsyeve të largimit të Donika Kadaj-Bujupi nga partia e tij. Sipas tij, as ai nuk i di arsyet e largimit meqë deputetja Kadaj nuk është arsyetuar.
Por, ai ka thënë se “shumë mirë” do të bëhej nëse ajo do të kalonte në Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu siç ishte raportuar në media. /Insajderi.com