Insajderi
Lajme

Haradinaj: Kurti, produkt i luftës hibride të armiqve tanë

Insajderi
26 October 2025 - 12:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Kurti, produkt i luftës hibride të armiqve tanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi paraqitjen e mandatarit Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.

Haradinaj tha se Kurti në njëfarë mënyre u shfajësua për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

“Kuptohet, ka mundur të shfajësohet edhe një grim më shumë, si për shembull pse jemi në sanksione, pse na është ndaluar dialogu strategjik, pse çmimi i energjisë është rritur kaq shumë; kjo listë ka qenë e gjatë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk e shohin të rrugës të debatojnë për një plan qeverisës, pasi sipas tij, i njëjti nuk u prezantua nga mandatari Kurti.

Ai e ka quajtur Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark