×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas Hovenierit, zhvillon takim me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës

    Insajderi
    12 February 2024 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimit me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim tjetër, shkruan Insajderi.

    Pasdite, Haradinaj bëri të ditur se ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, me të cilin tha se biseduan për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, shkruan Insajderi.

    “Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese”, thotë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Gjatë takimit që zhvillova me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, z. Peter Hummelgaard, folëm për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

    Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese.

    Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështjet e rëndësishme që kemi përpara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark