Haradinaj pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Historia po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Historia po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik

    Insajderi
    17 March 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Në një postim të tij në Facebook, Haradinaj ka shprehur ndjenjat e tij për këtë humbje dhe ka theksuar dhimbjen që ka ndjerë duke kujtuar momentin kur Hashim Thaçi e vizitoi babain e tij në spital.

    “Historia po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar. U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë.”, shkroi ai në Facebook.

    “I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark