"I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin", bashkëshortja e Rexhep Selimit shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin”, bashkëshortja e Rexhep Selimit shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit

    Insajderi
    17 March 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshortja e Rexhep Selimit, njëherit deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit”, shkroi Selimi në Facebook.

    Ajo ka shtuar se në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit, duke thënë: “I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark