Insajderi
Lajme

Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Për çdo neglizhencë në mbrojtjen e jetës duhet të ketë përgjegjësi

Insajderi
26 October 2026 - 09:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Për çdo neglizhencë në mbrojtjen e jetës duhet të ketë përgjegjësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj, duke kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar ngjarjen si tronditëse, duke theksuar se raste të tilla, të cilat sipas tij po përsëriten shpesh në vend, janë të papranueshme dhe kanë tejkaluar çdo kufi njerëzor.

Ai ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave konkretë për parandalimin e rasteve të tilla, duke kërkuar reflektim nga shoqëria dhe drejtësi më të ashpër.

“Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim. Mbi të gjitha, është jetike që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark