Insajderi
Lajme

Haradinaj për 1 Tetorin ’97: Një ditë që nxiti vendosmërinë për liri dhe pavarësi

Insajderi
01 October 2026 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj për 1 Tetorin ’97: Një ditë që nxiti vendosmërinë për liri dhe pavarësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar protestën e 1 tetorit 1997, duke e cilësuar atë si një moment historik për rezistencën e shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se më 1 tetor 1997, rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve, transmeton Klankosova.tv.

“Atë ditë, ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur kështu flakën e një lëvizjeje që do të çonte drejt ndryshimeve të mëdha, duke nxitur vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark