×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj për iftar në Klinë: Kosova kurrë s’ka pasur më shumë nevojë për AAK-në se sot

    Insajderi
    19 March 2024 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kanë takuar strukturat e saj në Klinë në një iftar të përbashkët.

    Haradinaj tha se AAK-ja po rritet e forcohet çdo ditë, teksa koalicioni me Nismën, sipas tij, është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e edhe jashtë saj, por siç tha edhe të aleatëve strategjikë të vendit.

    “Vizitat nëpër komuna si kjo tek kolegët tanë në Klinë, janë rast i mirë për t’i shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe autoriteteve tjera komunale në udhëheqjen e qeverisjes lokale në Klinë”, shkroi Haradinaj.

    Tutje, Haradinaj tha se Kosova kurrë s’ka pasur nevojë më shumë për AAK-në si koncept politik, për të ofruar, sipas tij, ndryshimin e nevojshëm.

    “Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies”, tha Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark