×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj për Qeverinë Kurti: S’ka pasur më të korruptuar në historinë e Kosovës

    Insajderi
    26 March 2024 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me kontratat njëburimore, teksa e ka quajtur Qeverinë Kurtin si më të korruptuarën ndonjëherë.

    Ai u shpreh se ky që e quajti fenomen, do të mbetet, siç tha, turpi i kësaj qeverie.

    Tutje, Haradinaj tha se nuk ka pasur qeveri më të korruptuar në historinë e Kosovës, se kjo qeveri.

    “Fenomeni i kontratave njëburimore është turp i pashlyeshëm, kurrë s’do t’i shlyhet kësaj qeverie ky turp, përjetësisht do t’i mbetet në derë, për shkak se nëse janë 240 milionë të dhëna kështu, minimum janë 120 milionë të vjedhura”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    “Unë nuk e di që ka pasur qeveri më të korruptuar në historinë e Kosovës, se kjo qeveri”, u shpreh Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark