Insajderi
Lajme

Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi

Insajderi
02 February 2025 - 22:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandidati për kryeministër i Koalicionit për Kosovën Fituese. Gjatë takimit me qytetarët e Deçanit, Ramush Haradinaj njoftoi planin për trefishimin e subvencioneve për bujqit.

“Bujqësia do të bëhet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe për këtë do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit“, u shpreh Haradinaj. Ai theksoi se rritja e subvencioneve do të shoqërohet edhe me lehtësira të tjera për zgjerimin e aktivitetit bujqësor.

Ky investim në bujqësi është pjesë e një plani më të gjerë ekonomik që përfshin edhe zhvillimin e turizmit dhe mbështetjen për bizneset e reja, duke synuar transformimin e plotë të ekonomisë rurale të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark