Haradinaj pret në zyrë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pret në zyrë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA

    Insajderi
    18 February 2025 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarja e lartë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, e cila është edhe e ngarkuar me punën e ambasadores, ka qëndruar për vizitë në selinë e AAK-së ku është takuar me kreun e kësaj partie, Ramush Haradinajn.

    Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë folur për atë se si ka shkuar procesi zgjedhor, për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon si dhe për forcimin e raportit Kosovë-SHBA.

     “Theksova qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Veçanërisht, rëndësinë e anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, si rruga më e sigurt për arritjen e objektivave tona strategjike për sigurinë dhe prosperitetin e vendit”, ka thënë Haradinaj.

    “Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka përfunduar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark