Insajderi
Lajme

Haradinaj: Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë, dalja është e kënaqshme

Insajderi
28 December 2025 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë, dalja është e kënaqshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë për media, tha se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjithë vendin, duke deklaruar se dalja deri më tani është e kënaqshme.

Po ashtu, ai u bëri thirrje qytetarëve që nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, të dalin dhe të votojnë.

“Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjithë vendin, dalja është e kënaqshme. Kam kënaqësinë të ftoj të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës ju që nuk keni votuar. Përfaqësoni veten tek kutia e votimit”, u shpreh kandidati për kryeministër.

Pos tjerash, Haradinaj tha se ndërprerjet e energjisë elektrike është shqetësuese, për të cilën i bëri thirrje KEDS-it për punë intensive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark