Insajderi
Lajme

Haradinaj propozon t’i vazhdohet mandati Hashim Thaçit si president: Atij iu mor mandati me ndërhyrje ligjore

Insajderi
22 August 2026 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj propozon t’i vazhdohet mandati Hashim Thaçit si president: Atij iu mor mandati me ndërhyrje ligjore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që partitë politike në Kuvend të shqyrtojnë mundësinë e vazhdimit të mandatit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Haradinaj ka deklaruar se, sipas tij, Thaçit i ishte ndërprerë mandati si pasojë e një “ndërhyrjeje ligjore”, duke e cilësuar vazhdimin e tij si çështje nderi për institucionet dhe shqiptarët.

“Çështja e marrëveshjes për president edhe kjo është alibi që ndodh qëllimshëm. Pra, e shtyn, e shtyn, e shtyn dhe në këtë mandat të dytë. Çdo 48 orë duhet të thirret seanca, nëse do zgjidhje Kurti. Regjimi i Kurtit, me të thënë të drejtën, është nder edhe i kësaj legjislature dhe çdo legjislature që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake a politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që kurrë nuk flejnë, që t’ua vazhdojmë mandatin”, ka deklaruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark