Haradinaj publikon një letër që Tahiri i dërgoi kryeministrit për murin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj publikon një letër që Tahiri i dërgoi kryeministrit për murin

    Insajderi
    29 December 2016 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në foltoren e kuvendit kërkoi dorëheqjen e Ministres për Dialog, Edita Tahiri, pasi që doli për të prezantuar disa dokumente në mesin e tyre edhe një letër të saj drejtuar kryeministrit Isa Mustafa.

    Haradihaj e lexoi këtë letër në të cilën sipas tij thuhej se Tahiri ka kërkuar nga kryeministri që presioni për rrënimin e murit në Mitrovicë të hiqet nga ajo, sepse sipas saj përgjegjësinë e ka ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësirnor, Ferat Shala.

    “Zotëri kryeministër, unë nuk po ia konfirmoj konkluzionet Brukselit edhe pse që nga dje po më bëjnë presion që duan të heqin murin, por kjo është përgjegjësi e ministrit Ferati”, ishte teksti që lexoi Haradinaj.

    “Sot është dashtë kjo ministre të shkojë në shtëpi e nesër me u përgjigj para ligjit. Ajo po ankohet se po ka presion nga Brukseli që të rrënohet muri, e nuk ndërmori masa”, kërkoi Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark