Haradinaj: Qeveria Kurti po mashtron dhe varfëron qytetarët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Qeveria Kurti po mashtron dhe varfëron qytetarët

    Insajderi
    16 November 2022 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i i AAK-së, Ramush Haradina, është shprehur i shqetësuar për qeverisjen Kurti duke thënë se logjika qeverisëse e kryeministrit Albin Kurti, nuk përkon me kohën.

    Ai, në një bashkëbisedim me qytetarë të Junikut, tha se Qeveria e ka menaxhuar dobët përpjekjen për marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

    “Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike. Për hirë të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit”, shkroi Haradinaj.

    Shkrimi i plotë:

    Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin.

    Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike.

    Për hirë të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit.

    Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark